DASH kritika Kosovës: Jep dënime të ulëta për akuzat e lidhura me terrorizmin

DASH kritika Kosoves

DASH kritika Kosoves

Departamenti amerikan i Shtetit në raportin për terrorizmit tha se në Kosovë gjatë vitit 2022, institucionet e drejtësisë vazhduan të jepnin dënime të ulëta për të akuzuarit. 
 
“Dënimet e shkurtëra, lirimet e parakohshme dhe me kusht dhe mosorganizimi i mbikëqyrjes pas lirimit paraqesin kërcënime për sigurinë. Kosova ka riatdhesuar mbi 120 shtetas dhe  vlerësohet se 80 të tjerë vazhdojnë të jenë në kampe, qendrat e ndalimit ose në fushëbeteja në Siri” vlerëson DASH.

Sipas raportit, qytetarët e Kosovës brenda dhe jashtë vendit janë objektiv i mundshëm për rekrutim nga organizata të dhunshme ekstremiste. Në raportin e DASH-it përmenden rasti i aktakuzës ndaj 4 personave të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste kundër rendit kushtetues. Ata dyshohen se kishin tentuar të krijonin struktura organizative për të kryer sulme terroriste në Kosovë duke kontaktuar me një zyrtar të lartë të Shtetit Islamik. Gjithashtu flitet edhe për arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiç, që u akuzua për terrorizëm, “Arrestimi i tij nxiti banorët serbë që të vendosnin barrikada në veri të vendit, por ato u hoqën kur ish- policit iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpie”. 

Më tej përmendet sulmi i armatosur i 24 shtatorit ndaj Policisë në Banjskë, që Qeveria e Kosovës e cilësoi si akt terrorist. 

Sa i përket aspektit të sigurisë në veriun e banuar me shumicë serbe, raporti i DASH-it thotë se “çështjet e sigurisë dhe paqëndrueshmëria politike në veri të Kosovës vazhdon të kufizojë aftësinë e Qeverisë për të shtrirë autoritetin e saj në atë rajon. KFOR dhe EULEX, kanë bashkëpunuar me Policinë e Kosovës për të promovuar një mjedis të sigurt dhe forcimin e sundimit të ligjit. DASH vuri në pah se Kosova e ka legjislacionin për të luftuar financimin e terrorizimit, por tha se ka mungesë të një strategji për të adresuar kërcënimet e lidhura me të. Sipas ligjeve në Kosovë, për vepra terroriste dhe kundër rendit kushtetues parashikohen dënime të ndryshme. Që nga viti 2015, në Kosovë ndalohet pjesëmarrja në luftëra të huaja dhe sipas ligjit, parashiohen dënime deri në 15 vjet burgim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.