Categories: LajmePolitikë

DASH prezanton Strategjinë për Hapësirën Ndërkombëtare Kibernetike, ambasada e SHBA: Të përdorim teknologji të sigurta

Departamenti i Shtetit i SHBA prezantoi Strategjinë për Hapësirën Ndërkombëtare Kibernetike dhe Politikat Digjitale, e cila fokusohet në përdorimin e teknologjive të sigurta me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë tha se kjo strategji ndërton një ekosistem digjital të mbrojtur dhe në përputhje me vlerat demokratike. Ambasada thekson se qytetarët duhet të marrin shërbime dhe informacione nga platforma të sigurta, në një kohë kur edhe shërbimet kryesore po digjitalizohen dhe teknologjia luan rol kyç në adresimin e sfidave.

Kjo strategji vjen në një kohë ku revolucionet e sotme në teknologji janë në qendër të konkurrencës me rivalët gjeopolitikë të SHBA-së dhe se hapësira kibernetike duhet përdorur në mbrojtje të sigurisë, demokracisë, por edhe zhvillimit ekonomik të një vendi.

“Departamenti i Shtetit i SHBA prezantoi së fundmi Strategjinë e SHBA për Hapësirën Ndërkombëtare Kibernetike dhe Politikat Digjitale, e cila fokusohet në qëllimet e përbashkëta. Angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj partneriteteve ndërkombëtare për çështjet kibernetike mbetet i fortë dhe Strategjia thekson punën me aleatët dhe partnerët tanë për të ndërtuar një ekosistem digjital të mbrojtur, elastik dhe në përputhje me vlerat. Duke u fokusuar në solidaritetin digjital në vend të epërsisë digjitale, ne parashikojmë një të ardhme ku njerëzit në mbarë botën përdorin teknologji të sigurta digjitale për t’u angazhuar në mënyrë të sigurtë dhe të hapur në internet, për të marrë me siguri shërbime dhe informacione kritike nga qeveritë e tyre dhe për të nxitur një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse”, shkruan ambasada e SHBA-së.

Kjo strategji u prezantua nga sekretari i përgjithshëm Antony Blinken, i cili tha se SHBA synon “solidaritet digjital” dhe jo “sovranitetit dixhital”.  Blinken shprehet se “solidariteti dixhital” shpreh një gatishmëri për të punuar së bashku për qëllime të përbashkëta dhe për të ndihmuar partnerët të ndërtojnë kapacitete dhe për të ofruar mbështetje reciproke

“Ne jemi në një periudhë kyçe të marrëdhënieve ndërkombëtare, e karakterizuar nga konkurrenca e mprehtë midis kombeve dhe sfidat e përbashkëta globale si ndryshimet klimatike, siguria ushqimore dhe shëndetësore dhe rritja ekonomike gjithëpërfshirëse. Teknologjia do të luajë një rol gjithnjë e më kritik në adresimin e këtyre sfidave… Shtetet e Bashkuara do të punojnë me çdo vend apo aktor që është i përkushtuar për zhvillimin dhe vendosjen e teknologjisë që është e hapur, e sigurt dhe e sigurt, që promovon rritjen gjithëpërfshirëse, që nxit shoqëritë elastike dhe demokratike , dhe kjo i fuqizon të gjithë njerëzit”, tha Blinken.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

12 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

13 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

13 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

13 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

13 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

13 hours ago

This website uses cookies.