DASH : Shqipëria vazhdoi mbështetjen e fortë të përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit

DASH kritika Kosoves
Në raportin vjetor mbi terrorizmin të publikuar në 30 nëntor nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në rreth 50 faqe, përshkruhet situata e Shqipërisë përballë fenomenit shqetësues dhe të dënueshëm me ligj penal.
Raporti i përgatitur nga Byroja e Kundërterrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit thuhet ndër të tjera se Korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit ndërmjet agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem gjyqësor i dobët vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit të Shqipërisë në të gjitha nivelet, përfshirë ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit. Vazhdoi zbatimi i reformave të thella në sektorin e drejtësisë. Verifikimi i 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë për korrupsion, kompetencë dhe lidhje me krimin e organizuar ishte 75 për qind i përfunduar në fund të vitit.
Në raport shkruhet se Shqipëria vazhdoi mbështetjen e fortë të përpjekjeve ndërkombëtare kundër terrorizmit në vitin 2022. Vendi tregon raporti ka miratuar strategji kombëtare për kundërterrorizmin dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm deri në vitin 2025.