Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Dashamir Shehi rrëfen kulisat

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini ka treguar për herë të parë mënyrën se si u arrit në formulën se si u arrit të formohej koalicioni me partinë “Djathtas 1912” të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, parimet mbi të cilat u ngrit, si dhe shpjegoi formulën që do ta bënte opozitën të suksesshme, në ballafaqimin elektoral për të mundur Edi Ramën dhe PS.

“Ne duam që të bashkohen dhe parti të tjera dhe për këtë ende nuk i kemi vënë emër koalicionit. Edhe po nuk erdhën të tjerë ne do të ecim bashkë. Por ne i presim dhe të tjerët. Mjaft gjëra kanë mbetur pezull. Histori shqiptare ndonjëherë. Është mirë të jemi shumë bashkë. Jemi për listën e hapur sepse kemi bërë luftë për këtë. Lista e hapur ka moralin dhe pragmatizmin. Partitë alternative, i cili është termi i saktë, nëse do ishim në një listë të përbashkët, do të kishin më shumë se 200 mijë vota, duke bërë një pol të rëndësishëm politik. Me këtë formulë mundet Edi Rama. Lista e hapur tregon dhe vlerat e personazheve nëse janë apo jo të rëndësishëm.”, tha Shehi.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.