Dasho : Nuk besoj se do të kemi një rikthim të maskave për tu mbrojtur nga covidi-19.
Një valë e re e infektimit me virusin Corona Virus është raportuar se po përhapet në të gjithë botën. Disa spitale në të paktën katër shtete të SHBA-së kanë rikthyer detyrimin për bartjen e maskave pas rritjes së rasteve me COVID, gripit sezonal dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes.
Në një kohë që të tre viruset me përhapje të mëdha janë në qarkullim në të njëjtën periudhë dhe që shkaktojnë pothuajse të njëjtat simptoma, por që kanë nivele të ndryshme komplikacionesh në shëndet dhe rrjedhimisht edhe pasojash. Por a do të ketë përsëritje dhe masa të rrepta sikurse u morën në pandeminë e 2019.
Specialisti i shëndetit publik Dr. Erjon Dasho në një lidhje direkt nga Gjermani, tha se ka pas ngjasë që të mund përsëritet situata e pandemisë e corona virusit covid-19.
Duke folur për “Jetë Shqiptare” Dasho tha se edhe Gjermani është duke u përballur me sezonin e virozave dhe vazhdon qarkullimi i trefishta, gripi, covidi dhe virusi respirator.
“Të gjithë këto plotësojnë kuadrin epidemiologjik të stinës së virozëve. Situata është në kontroll, nuk bëhet fjalë që të përsëritet situata e pandemisë covid që të kemi raste alarmante por është një situatë në përputhje me atë që pritet një situatë virozë” u shpreh ai.
Unë nuk besoj se do të kemi një rikthim të maskave tha Dasho, edhe pse në Gjermani ka shumë persona sidomos kur përdorin transportin publik përdorin maska.
“Unë gjykoj se nuk do jetë e nevojshme për përdorimin e maskave, nuk mund të parashikoj dot përhapjen e një varianti të ri të corona virusi që mund të ketë përhapje më të madhe apo dhe sëmundshmëri më të lartë. Varianti Jn.1 që është varianti që po përhapet në gjithë botën, i shpëton mbulesës imunitare por nuk ka një kuadër klinik më të rënda se varianti i parë”.
Gjermani u shpreh Dasho, “ka nxjerr mësime nga përvoja e kaluar dhe është bërë një ligj për të siguruar popullatën. Të paktën në vendin e punës ku punoj unë dhe në mjedise të tjera që me shfaqen e shenjave të sëmundjet personat e prekur vetë izolohen në shtëpi. Izolimi në rastin e shenjave klinike, mbajtja e maskës në transportin publik, apo në njësi tregtimi , higjiena e teshtitjes janë bërë shprehi për çdo qytetar gjerman”.
Në fund të intervistës Dokotor Dasho mori dhe komplimentet e një prej drejtuesve të emisionit Andri Xhahu i cili gjatë intervistës u kollitë dhe respektoi masat e mbrojtjes së ambientit përreth.
“Edhe ju doktor ju është bërë shprehi sepse të gjitha këto që ju përmendët i zbatoni edhe vete sepse nuk e shohim shpesh që të ruhen dhe të mbrojnë dhe tjetrin sepse ju jeni vetëm aty dhe respektuat duke bërë gjestin e mësuam gjatë pandemisë. Kjo duhet të bëhet mësim dhe në ndërgjegjen e secilit”, iu drejtua Xhahu doktori Erjon Dasho.