Dasma e Skënderbeut në Vaun e Dejës, manifestimi kulturor u zhvillua në oborrin e Kishës së Shën Mërisë

Një ngjarje me rëndësi historike si ajo dasmës së Skënderbeut, heroit tonë kombëtar erdhi si një festë e bukur e organizuar në oborrin e Kishës së Shën Mërisë në Vau Dejës. Në këtë objekt kulti mendohet se Gjergj Kastrioti lidhi kurorë me të bijën e krahinës së Vlorës, Donika Arianiti, një martesë e konsideruar edhe si një bashkim mes jugut dhe veriut të vendit. Personalitete të ndryshme nga politika, arti dhe komuniteti lokal ishin të pranishëm në këtë manifestim kulturor.
Nën organizimin e poetes Valbona Lluka, kjo shfaqje pati detaje të kuruara artistike.
Përkujtimi i kësaj martese erdhi e realizuar nga të rinjtë e Bashkisë Vau Dejës si një dasmë e vërtetë, ashtu siç mund të jetë festuar në atë kohë.