Datat e konkursit “Pjetër Gaci”/Edicioni i XXIII i konkursit ndërkombëtar do të mbahet në datat 23, 24, 25 dhe 26 maj

Çmimi “Pjetër Gaci” përbën një nga ngjarjet e rëndësishme kulturore që zhvillohen në Shkodër. Konkursi ndërkombëtar i organizuar nga Bashkia Shkodër dhe Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”, këtë vit shënon edicionin e XXIII. Fokusi kryesor i tij mbetet evidentimi i interpretuesve të rinj të muzikës klasike.

Përsa i përket edicionit të ri, konkurimi do të jetë në datat 23, 24, 25 maj 2024 dhe me datën 26 maj do të mbahet nata finale me interpretuesit më të mirë nga ku do të dalin fituesit e çmimeve të mëdha që ky konkurs jep për më të mirët.

Ky aktivitet është i hapur për interpretues me aftësi solistike nga mosha 7 deri 23 vjeç nga Shqipëria dhe jashtë saj, të ndara në kategori sipas grup-moshave në specialitetet: piano; harqe; instrumentet e drunjta dhe të tunxhit; kitarë; fizarmonikë dhe kanto.

Grupi realizues i konkursit përbëhet nga emra të njohur të artit dhe muzikës në Shkodër si: Lorenc Radovani në rolin e drejtorit artistik të aktivitetit ndërsa konsulent artistik i konkursit është Bardhyl Hysa dhe drejtor organizativ Dritan Mlika. Juria do të jetë e ndarë sipas disiplinave të ndryshme në grupe me nga tre anëtarë, emrat e të cilëve pritet të bëhen të ditur në vazhdim sipas njoftimit publik në faqen zyrtare të konkursit.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Duel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë Egnatias

Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…

22 hours ago

Atraksionet turistike në Vaun e Dejës, krahas liqenit, interes i lartë edhe për monumentet

I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…

22 hours ago

Qendra e emigrantëve në Gjadër, Matteo Renzi: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…

22 hours ago

Moti- Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të pandryshuara

Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…

22 hours ago

Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar i KDRTSH me 10 vota

Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…

22 hours ago

Paketa e Maleve, Rama: Regjistrimi i pronës bëhet pas investimit. 500 aplikantët e parë, zero taksa për 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…

23 hours ago