David Tukiçi sjell “Rozafën” – Opera e mirënjohur është interpretuar nga një kast i zgjedhur artistësh

Në vijim të stinës koncertore, orkestra simfonike e RTSH ka sjellë operën “ Rozafa”, një premierë botërore.
Me kompozim dhe regji të David Tukiçit dhe libret të Fadil Krajës, opera ka ardhur nën interpretimin e një kasti të zgjedhur artistësh.
Opera “Rozafa” në tre akte dhe 6 tablo me skenografi të David Tukiçit është shoqëruar nga kori i studentëve të universitetit të arteve.
Nën drejtimin e maestro Olsi Qinami dhe orkestrës së harqeve, opera “Rozafa” ka sjellë te publiku emocionin e një opere që flet shqip.