David Wisner: Stabiliteti dhe lufta kundër korrupsionit, kushtet për tërheqjen e investitorëve amerikanë
Stabilitet, parashikueshmëri dhe luftë kundër korrupsionit, janë këto kushtet e kërkuara nga i Ngarkuari në Detyrë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, David Wisner për tërheqjen e investimeve amerikane në vendin tonë.
Sipas Wisner, investitorët amerikanë nuk kërkojnë trajtim të veçantë dhe as avantazhe, por dhënien e një mundësie të drejtë.
“Duhet stabilitet, parashikueshmëri, luftë kundër korrupsionit, angazhimin dhe përkushtimin ndaj tij. Dhënia e një mundësie të drejtë për bizneset amerikane. Kjo është ajo që ata duan. Nuk ka nevojë për asgjë të veçantë për ne…Nuk duan të kenë avantazh, nuk duan trajtim të veçantë, por duan të dinë se do të jenë në gjendje të përdorin paratë e tyre në një mënyrë të drejtë dhe konkurruese”, tha i Ngarkuari me Punë David Wisner gjatë një interviste për revistën Monitor.