De la Fuente: Ekipi im është më i miri, edhe Franca ka potencial të jashtëzakonshëm

“Ne duam të luajmë mirë, por mbi të gjitha të jemi efektivë. Për mua, ekipi im është më i miri, por para nesh kemi një ekip të madh që është po aq i mirë. Unë do të mendoj se skuadra ime është më e mira edhe nëse na eliminojnë.

Franca? Unë analizoj potencialin e ekipit dhe ka potencial të jashtëzakonshëm”, deklaroi trajneri i Spanjës Luis de la Fuente, në prag të gjysmëfinales së Euro 2024 kundër Francës.

“Po rikuperohemi mirë por ka vetëm pak ditë, është i njëjti problem për të gjithë. Të shohim si do të jemi nesër, motivimi të ndihmon të kapërcesh çdo fatkeqësi. Jemi të përgatitur për ndeshjen. Fizikisht Franca është një nga më të fortat. ne i njohim lojtarët dhe dimë si të sillemi me ta,” shpjegoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.