De Rossi sfidon Interin: Çdo ekip mund të mposhtet

Ka arritur tre fitore radhazi në tre ndeshjet e tij të para si trajner i Romës. Tashmë Daniele De Rossin e pret sprova më e madhe, pasi të shtunën në “Olimpico” skuadra e tij do të ndeshet me kryesuesit e Interit:

“Çdo ekip mund të mposhtet. Ne do ta përballojmë këtë ndeshje me guximin e lojtarëve të fortë, ashtu siç jemi ne. Do të duhet guxim dhe inteligjencë sepse edhe Interi që është skuadra më e fortë në kampionat mund të mposhtet. Interi është mësuar ta ketë topin, por ka situata që mund t’i shqetësojnë. Ata janë shumë të fortë, por edhe ne jemi të vetëdijshëm se jemi të fortë”, ka thënë trajneri I Romës.

Receta për të mposhtur Interin nuk është e lehtë për t’u gjetur: “Do të duhet të kemi respekt, por edhe arrogancë dhe trimëri. Nuk jemi të fundit dhe nëse ke shumë respekt, atëherë fillon frika dhe humbet. Sigurisht që do të vuajmë, por ta pranosh do të thotë të jesh një ekip i pjekur.

Duhet të bindim veten se mund të fitojmë sepse kështu është, në një ndeshje të vetme mund të mposhtim Interin”, ka thënë mes të tjerash Daniele De Rossi në konferencën për shtyp në prag të dneshjes kundër Interit në kampionat.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.