De Zerbi: Italia pa yje, Spalleti mund të mbyllë hendekun

Pasi u nderua me çmimin “Nicola Ceravolo”, Roberto De Zerbi foli edhe për kombëtaren e Luciano Spallettit, gati për të debutuar në Euro 2024: “Kombëtarja ka shumë lojtarë të mirë, por nuk ka një yll si Baggio, Totti apo Del Piero i disa viteve më parë. Mungon lojtari me atë sharm, vetëm Spalletti mund ta mbushë boshllëkun”.

“Nuk bëhet fjalë për moshën apo kombësinë, por për vlerën e lojtarit që në ato vite ndoshta ishte në një nivel tjetër. Unë besoj te të rinjtë, por nëse ata janë të fortë dhe e meritojnë të luajnë, personaliteti llogaritet në fushë. Ndoshta në Itali ka mungesë të sektorëve adekuat të të rinjve, sepse ne gjithmonë përpiqemi të kursejmë para dhe duam gjithçka menjëherë”. Këto janë fjalët e raportuara nga Italpress.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.