Debat për emigrantët. Mërtiri: S’jemi kosh plehrash për botën. Gjikondi: Më trishton pathosi yt!

Anija italiane me grupin e parë të emigrantëve që arriti në portin e Shëngjinit mëngjesin e së mërkurës (16 tetor), duke shënuar fillimin e zbatimit të një plani të diskutueshëm për të përpunuar mijëra kërkesa për strehim jashtë Italisë, ishte tema e parë e diskutuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini.

Pedagogu i njohur Ergys Mërtiri ka debatuar me juristen Brisida Gjikondi pwr  projektin “Albania” për çështjen e emigrantëve.

Mërtiri e kundërshtoi këtë projekt me shtetin Italian, që sipas tij argumenti që jep kryeministri Rama që do i kthejmë borxhin Italisë nuk qëndron sepse po shkelen të drejtat e njeriut.

Në argumentin e tij, tha se, “kryeministri thotë se i kemi borxh Italisë sepse na ka mbajtur si emigrant para disa vitesh dhe tani ka ardhur koha që duhet t’ia kthejmë. por së pari borxhi nuk shlyhet duke shkelur mbi dinjitetin e vendit tënd. ti po vetë ofrohesh si ‘kosh plehrash’ i vendeve të tjera”.

Ndërsa juristja Brisida Gjikondi duke replikuar me pedagogun Mërtiri, tregoi një tjetër qasje mbi këtë çështje duke thënë se ky është një projekt që i shërben për të frenuar trafikimin dhe nuk emigracionin e paligjshëm.

Gjikondi :Çfarë do të thotë ky etiketim, kosh plehrash. Kush janë plehrat?

Mërtiri: Kosh plehrash janë hallet. dhe Kryeministri jonë nuk ka çfarë të ofroj tjetër veç territorit që ata nuk kanë pse i mbajnë në vendin e tyre.  kam parasysh këtu armët kimike,  morëm përsipër plehrat e Italisë , grupet militante iraniane i marrim sërish ne. Nuk është dinjitozë për ata emigrant që ti trajtosh kështu. ndaj them kështu se për mua është cenim i dinjitetit të emigrantëve.

Gjikondi:  Meloni ka deklaruar që për të bërë këtë është që të ulet numri i emigrantëve , numri i viktimave në det nga trafikimi por dhe dënimin e personave që i trafikojnë në mënyrë të jashtëligjshme.  Opozita si brenda vendit tonë apo dhe në Itali atë punë ka por pathosi yt negativ mua më trishton. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.