Debate te Ligjet, opozita bllokon punimet e komisionit, shtyhet mbledhja
Ka nisur me debate e tensioni mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Deputetët e opozitës kanë bllokuar punën e Komisionit, dhe në këtë kuadër, kryetarja e Komisionti të Ligjeve, Klotilda Bushka ndërpreu punimet duke bërë me dije se mbledhja do të zhvillohet online.
Deputetët e Rithemelimit të përjashtuar nga Komisionit i Etikës për 10 ditë, nuk u lejuan nga Garda që të futeshin në Kuvend. Disa prej deputetëve, u ngjitën nga kangjellat dhe nga dritarja dhe u futën në ambientet e Kuvendit.