Dëbora sjell probleme në Shkodër e Kukës, disa rrugë të pakalueshme e fshatra pa drita
Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar një sërë problematikash në qarkun e Shkodrës.
Bëhet me dije se akset rrugore Bogë-Theth dhe Kirë-Shosh janë të pakalueshme, ndërsa mungon energjia elektrike nga Bregu i Lumit deri në Prekal, në Njad-Rrethina si edhe në fshatin Bardhaj.
Edhe në Vaun e Dejës janë bllokuar disa rrugë në Njad-Temal dhe Shllak, ndërsa pa drita kanë mbetur të gjithë fshatrat e këtyre njësive.
Gjithashtu dhe në disa fshatra të Njad-Hajmel dhe Vig-Mnele mungon energjia elektrike. Në bashkinë e Fushë-Arrëzit janë të bllokuara nga dëbora rrugët rurale të Njad-Iballë.
Edhe në qarkun e Kukësit janë regjistruar problematika, ku kanë mbetur pa energji një sërë fshatrash, konkretisht fshatrat: Kam, Kepeneg, Njësia Administrative Bytyç, fshatrat Padesh, Myhejan, Njësia Administrative Tropojë, Bashkia Tropojë, Njësia Administrative Topojan, Shishtavec Tërthore, Kolsh, Surroj fshatrat Pistë Gdheshtë, Njësia Administrative Malzi, Lagjia Drinas, Njësia Administrative Qendër Kukës, Bashkia Kukës. Fshatrat Kishaj, Pogaj, Domaj, Njësia Administrative Gjinaj, fshatrat Peraj, Zgjeç, Bardhaj, Helshan, Kosturr, Njësia Administrative Golaj, Bashkia Has.