Reshjet e dëborës kanë zbardhur veriun e vendit mbrëmjen e së premtes (3 janar). Aktualisht nuk raportohet për problematika, teksa borëpastrueset po punojnë për të mbajtur të gjithë akset rrugore te kalueshme. Megjithatë, rekomandohet që qarkullimi në zonat malore të kryhet me goma dimërore.
Sipas Emergjencave Civile të prefekturës Shkodër, në Fushë Arrës trashësia e dëborës ka arritur në 15 cm, por nuk ka probleme në qarkullim. Në Lezhë ka patur 50 mm reshje shiu, por pa shkaktuar probleme në rrjetin e kullimit, në digë apo në argjinatura. Nivelet e ujit janë poshtë kuotave të rrezikut.
Po ashtu, nuk raportohen probleme as me furnizimin me energji elektrike.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka mirëpritur në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit…
Kreu demokrat Sali Berisha ka reaguar për takimin e mbajtur një idtë më parë nga…
Porti Detar i Shëngjinit ka dalë nga kolapsi financiar me të cilin u përball për…
Presidenti Bajram Begaj, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, përcolli mesazhin e ruajtjes së gjuhës…
Safet Bajri është shoqëruar sot nga policia për t’u marrë në pyetje në Tiranë. Sipas…
Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi projekt-pozicionin negociues për grupimin e tretë të kapitujve “Konkurrueshmëria dhe…
This website uses cookies.