Dëborë në qarkun Shkodër, qarkullimi këshillohet të kryhet me zinxhirë

Reshjet e borës vazhdojnë në zonat malore të qarkut Shkodër.
Kryesisht, ato kanë vazhduar me intensitet të ulët edhe këtë të shtunë në zonën e Vermoshit në Malësi të Madhe. Trashësia e borës është rreth 14 centimetër.
Edhe në aksin Bogë- Theth, ka prani dëbore edhe pse aktualisht nuk po bie.
Kompanitë kontraktore me mjetet e tyre, po punojnë për mbajtjen hapur të akseve, duke garantuar qarkullimin.
Specialistët këshillojnë që mjetet në këto akse, duhet të lëvizin të pajisur me zinxhirë.