Deçiç-Vllaznia, miqësore në “paqe”/ Trajneri Memelli, provon të gjithë lojtarët e federuar

miqesorja

miqesorja

Është mbyllur në barazim 1 me 1 miqësorja e Vllaznisë ndaj Deçiçit të Tuzit në Podgoricë të Malit të Zi, takim ky i luajtur në stadiumin OFK Titograd Podgorica. Një miqësore kjo që u zhvillua duke shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit të Superiores nisur nga ndeshjet e kombëtares së Shqipërisë për eleminatoret e Europianit “Gjermani 2024”. Ashtu siç pritej, kjo sfidë do të shërbente si test për Memellin i cili në këtë ndeshje aktivizoi të gjithë futbollistët që ka në dispozicion në listën e federimit. Në fushë u panë dy formacione të ndryshme, ku fillimisht u aktivizua formacioni i dytë. Pjesa e parë, pavarësisht se ka qenë e vakët sa u përket rasteve të shënimit, është mbyllur me fitoren minimale të Vllaznisë. Lajm i mirë për kuqeblutë është rikthimi te goli i sulmuesit Mehdi Çoba i cili kaloi në avantazh kuqeblutë në minutën e 35-të, ndërsa Deçiç arriti të barazonte vetëm në fundin e lojës, duke ndëshkuar portierin Qarri pas një goditje dënimi. Përgjithësisht, në 20 minutat e para nuk ka pasur shumë histori, pasi ekipet më tepër kanë luajtur në gjysmëfushë, ndërsa gabimet në pasime kanë qenë të shpeshta. Si kundërshtar i kuqebluve ishte fantazisti Kristjan Vulaj, i cili ishte titullar te Deçiçi, ndërsa në sezonin e kaluar me Vllazninë, edhe pse erdhi me shumë bujë, nuk la gjurmë në Shkodër. Në 45 minutat e dyta, Memelli hedh në fushë lojtarët titullar, me të cilët mndohet të luajë të mërkurën e ardhshme ndaj Partizanit për javën e tretë të kategorisë Superiore. Një pjesë e dytë, e cila ka pasur raste për të dyja skuadrat respektive, ku në limit të ndeshjes vjen goli i vendasve shënuar nga Stipoviç duke bërë që i gjithë takimi të mbyllet me shifrat e barabarta, 1 me 1.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.