Dedikimi ndaj Zotit dhe besimit, 84-vjeçari Merzuk Hoxha nuk e ka ndërprerë as në këtë moshë agjërimin
Për besimtarët myslimanë, muaji i Ramazanit është një muaj i shenjtë dhe i dedikimit ndaj Zotit. Ata që agjërojnë u përkasin moshave të ndryshme. 84-vjeçari shkodran, Merzuk Hoxha, përveç kontributit prej një jete në fushën e mjekësisë, dallon për përkushtimin ndaj besimit. Babai Qazim Hoxha ia ka ushqyer atë djemve të tij, ku njëri prej tyre, Faiku, do të jepte kontribut për disa kohë si Myfti i Shkodrës.
Ka më shumë se gjysëm shekulli që agjëron. Nuk ka ndjerë asnjëherë vështirësi, as në kohën kur ishte i ndaluar për shkak të regjimit dhe as tani për shkak të moshës.
9 prilli shënon ditën e fundit të agjërimit për besimtarët myslimanë, që bëhen gati të festojnë një ditë më pas Fitër Bajramin.