Dedja: Partizani i favorizuar kundër Vllaznisë

Partizani e Vllaznia sfidohen për herë të fundit në sezonin e rregullt, në një ndeshje vendimtare për vendin e dytë. Të kuqtë vijnë nga barazimi në Laç, por kanë avantazhin që gjejnë përballë shkodranët që janë përballur në një 90 minutësh sfilitës kundër Egnatias në gjysëmfinale të Kupës. E pikërisht ky fakt, për Hysen Dedjan, njeriun e shumë betejave të tilla, mund të jetë diferencues në sfidën direkte.
“Partizani është më i freskët dhe mendoj se është më i favorizuar jo vetëm se ka faktorin fushë. Edhe kjo e fundit ndikon shumë, por them se ata janë larguar nga Kupa prej kohësh dhe në mesjavë kanë qenë të lirë. Janë rikuperuar të qetë”, nis Hysen Dedja.
E megjithatë, sa për balancuar situatën, Dedja sheh diçka të formacioni shkodran që mungon te të kuqtë, gjithnjë sipas tij “ lojtarët e experiences”. Një konstatim që qëndron edhe pse shkon ndesh me faktin se Partizani është kampioni në fuqi.
Në tre ndeshjet sezonale janë dy barazime në Loro Boriçi dhe një 4-1 në Arenën e Demave, ku sfida e të dielës vendos vendin e dytë, me shkodranët që janë +3 nga skuadra e Shehit, që e ndjek me 47 pikë.