Dëftesat tregtare, gati projekti. Qeveria kërkon të zgjidhë problemet e fermerëve

deftesat tregtare

deftesat tregtare

Një dëftesë tregtare bujqësore që e gjen të gatshme në portalin e-Albania dhe më pas një regjistër i këtyre dëftesave që krijohet për herë të parë dhe financohet nga Sekretariati Ekonomik i Zvricrës, do të jenë zgjidhja që iu afrohet fermerëve shqiptarë për zgjidhjen e problematikave të deritanishme.  

Kryesore është pamundësia e fermerëve për të marrë financime apo vështirësitë për të përfituar kredi bujqësore, të cilat,  në këtë fushë, konsiderohen me risk të lartë nga ana e bankave. Edhe përdorimi i produkteve bujqësore si koletaral është i pamundur. Njëlloj si toka bujqësore, e cila nuk është e mundur të përdoret si kolateral, si pasojë e mungesës së dokumentacionit të pronësisë.

Po njëjtë, fermerët vuajnë edhe një marrëdhënie shit-blerje mes fermerit dhe një blerësi, i cili paraprakisht hyn garant për të blerë produktin e ardhshëm bujqësor që do kultivojë/prodhojë fermeri. Në mungesë të një ligji që ofron mbrojtje për fermerin është provuar se shpesh  blerësi abuzon me pozicionin e tij në mënyrë që të ulë çmimin real.

Qeveria ka paraqitur një projektligj , për herë të parë, që siguron që me instrumente financiare alternative të krijohet një qasje e re, ku fermerëve u krijohet një mundësi për financime si përmes sistemit bankar apo/edhe si hallkë e zinxhirit bujqësor të vlerave. Ligji i ri përdor produktin bujqësor, në magazinë apo në prodhim e sipër, të mund të përdoret si kolateral.

Sipas autoriteteve synimi është pajisja e fermerët me dëftesën tregtare, me qëllim përfitimin e kredive bankare më përqindje më të ulët, brenda një afati 3-vjeçar. 

Qeveria sqaron se kosto ekonomike është krijimi i regjistrit të dëftesave tregtare mbi produktet bujqësore në platformën e-Albania, ndërsa shpenzimet për këtë janë marrë përsipër të mbështeten nga projekti SECO (Sekretariati Ekonomik i Zvicrës) për një periudhë 3-vjeçare nga momenti i krijimit dhe funksionimit të tyre.

Sektori privat, pra fermerët shqiptarë nuk kanë kosto, pasi edhe lëshimi i dëftesave tregtare online, nëpërmjet modulit të dedikuar në platformën e-Albania do të jetë pa pagesë.

Nëpërmjet këtij ligji parashikohet të aplikohen çmime më të arsyeshme për konsumatorin, si dhe produkte bujqësore më të kontrolluara dhe më cilësore, përfshirë edhe rritjen e të ardhurave për familjet bujqësore.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.