Degradimi i ish-repartit ushtarak të Rrencit/ Projekti për kthimin e këtij reparti në qendër emergjencash mbeti në letër

reparti1

reparti1

Ish-reparti ushtarak në Rrenc të njësisë Guri i Zi në Shkodër është braktisur totalisht dhe duket që dita ditës po shkon drejtë shkatërrimit.Në vitin 2017 u prezantua projekti për kthimin e këtyre godinave në qendër multifunksionale për emergjenacat civile por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.Në projekt u parashikua një hapësir për uljen e helikopterëve, e cila do shërbente për shuarjen e zjarreve, por edhe evakuimin e të përmbyturve në raste emergjencash, apo edhe për trajnime të ndryshme që mund të na shërbejnë.Por ky projekt mesa duket ka mbetur vetëm në letër dhe puna jo vetëm që nuk ka nisur por godinat e ish-repartit ushtarak janë kthyer tashmë në gërmadha.

Reparti ushtarak i Rrencit u braktis pas trazirave të dhunshme të vitit 1997 për tu përdorur në vitin 2010 si qendër e përbashkët për strehimin e disa qindra familjeve banesat e të cilave u përmbytën nga reshjet dhe shkarkimet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit.Tashmë ndërtesat e ish repartit ushtarak të Rrencit janë thuajse të shkatërruara për shkak të braktisjes prej më shumë se 2 dekadash ndaj për shndërrimin e tyre në një qendër multifunksionale të emergjencave kërkohen fonde të konsiderueshme.Nga projekti ambicioz, ky repart po shkon drejt shkatërrimit të pakthyeshëm, e që do të rriste koston e ndërhyrjes për shtetin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.