Degradimi i Kullës së Inglizit/ Dy prej familjeve kërkojnë ndihmën e shtetit

kulla inglisit

kulla inglisit

Disa vite më parë, Kulla e Inglizit kishte si bashkëpronar 28 familje, sot 1 brez më pas ky numër është bërë disa herë më i lartë ku pjesa dërmuese e tyre jetojnë jashtë vendit duke mbetur shkaku kryesor i mungesës së ndërhyrjes në këtë objekt! Adnan Ulqinaku dhe Abdullah Çoba janë 2 prej këtyre familjeve.Në një prononcim për mediat, ata kërkojnë tu jepet dritë jeshile për restaurimin e kësaj kulle e cila nga dita në ditë po shkon drejt degradimit.. Ulqinaku dhe Çoba janë të gatshëm për të bashkëpunuar si në përballimin e shpenzimeve po ashtu edhe në marrëveshjet me drejtorinë e kulturës dhe trashigimisë kulturore. Kulla u ndërtua rreth çerekut të fundit të shekullit të 19-të me fondet e nënshtetasit anglez Lord Paget që kishte ardhur në Shkodër me mision politik e fetar. Ai e ndërtoi kullën në mënyrë të tillë që të kryente funksionin si banesë dhe seli për misionin e tij në Shqipëri. Ndërsa sallonin e madh e ndërtoi me dekoracionet të stilit oriental. Të gjitha sot janë drejt shëmbjes, e më shumë se kurrë nevojitet vëmendje ndaj tyre!

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.