Deivid Kamerun bën vizitën e parë zyrtare në Ukrainë, takohet me Zelenskin
Sekretari i ri i Jashtëm i Britanisë Deivid Kamerun (David Cameron) pak ditë pas marrjes së detyrës së tij të re, ka zhvilluar një vizitë në Ukrainë, duke takuar presidentin Volodymyr Zelenski.
Kamerun përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën duke premtuar se do të jetë atje për “sado kohë që të duhet”.
Ai premtoi se do të vazhdojë “mbështetjen morale, diplomatike, ekonomike, por mbi të gjitha ushtarake” të Britanisë.
Zelenksi falënderoi Kamerun për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar. Presidenti ukrainas e uroi Kamerunin për emërimin e tij të ri dhe e falënderoi atë për vizitën e tij të parë të punës në Kiev në pozicionin e tij të ri.
“Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht tani, kur bota po i kushton vëmendje jo vetëm situatës në fushën e betejës në Ukrainë”, tha Zelensky, duke aluduar për Lindjen e Mesme.
“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Ukrainës nga Mbretëria e Bashkuar. Ne jemi mirënjohës për pritjen e ngrohtë të qytetarëve ukrainas në MB. Dhe ne jemi të lumtur që keni ardhur në Ukrainë,” tha ai.
Zelensky postoi një video të shkurtër të takimit në mediat sociale, gjatë së cilës Kamerun mund të dëgjohet duke thënë “Doja që kjo të ishte vizita ime e parë”.
Postimi i ri i Kamerun shënon rikthimin e tij në tryezën e kabinetit për herë të parë në më shumë se shtatë vjet.