8227f4ee4fe5444095b99188dab5e9f7
Sekretari i ri i Jashtëm i Britanisë Deivid Kamerun (David Cameron) pak ditë pas marrjes së detyrës së tij të re, ka zhvilluar një vizitë në Ukrainë, duke takuar presidentin Volodymyr Zelenski.
Kamerun përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën duke premtuar se do të jetë atje për “sado kohë që të duhet”.
Ai premtoi se do të vazhdojë “mbështetjen morale, diplomatike, ekonomike, por mbi të gjitha ushtarake” të Britanisë.
Zelenksi falënderoi Kamerun për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar. Presidenti ukrainas e uroi Kamerunin për emërimin e tij të ri dhe e falënderoi atë për vizitën e tij të parë të punës në Kiev në pozicionin e tij të ri.
“Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht tani, kur bota po i kushton vëmendje jo vetëm situatës në fushën e betejës në Ukrainë”, tha Zelensky, duke aluduar për Lindjen e Mesme.
“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Ukrainës nga Mbretëria e Bashkuar. Ne jemi mirënjohës për pritjen e ngrohtë të qytetarëve ukrainas në MB. Dhe ne jemi të lumtur që keni ardhur në Ukrainë,” tha ai.
Zelensky postoi një video të shkurtër të takimit në mediat sociale, gjatë së cilës Kamerun mund të dëgjohet duke thënë “Doja që kjo të ishte vizita ime e parë”.
Postimi i ri i Kamerun shënon rikthimin e tij në tryezën e kabinetit për herë të parë në më shumë se shtatë vjet.
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, priti…
Vetëm pak ditë pushim dhe Abissnet Superiore rikthehet sërish në fushë dhe në ekranin e…
7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin shqiptar, pasi simbolizon hapjen e shkollës së parë…
Departamenti i Shtetit i SHBA po përgatitet të mbyllë në muajt e ardhshëm pothuajse një…
Në ditën e tyre, mësues nga i gjithë vendi, që kanë dhënë kontribut në arsim,…
Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një ceremoni të…
This website uses cookies.