Deklarata e Ramës për Reformën Zgjedhore, Bardhi: Po djeg me vetëdije Komisionin

Bardhi 1

Bardhi 1

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje m e deklaratën e kryeministrin Edi Rama për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat sot (10 janar), kryeministri Rama la të kuptohej se do të vazhdojnë me Reformën Zgjedhore edhe nëse nuk gjendet konsensusi me opozitën për Komisionin.

Në reagimin e tij, Bardhi e konsideron këtë si mendësi “antideokratike”, teksa shton se, sipas tij Rama po djeg “me vetëdije” Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptareve. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike”, shkruan Bardhi.

Sipas tij, vendi ka nevojë për një Reformë Zgjedhore konsensuale dhe gjithëpërfshirëse.

Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njëherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje”, përfundon Bardhi reagimin e tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.