Bardhi 1
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje m e deklaratën e kryeministrin Edi Rama për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat sot (10 janar), kryeministri Rama la të kuptohej se do të vazhdojnë me Reformën Zgjedhore edhe nëse nuk gjendet konsensusi me opozitën për Komisionin.
Në reagimin e tij, Bardhi e konsideron këtë si mendësi “antideokratike”, teksa shton se, sipas tij Rama po djeg “me vetëdije” Komisionin e Reformës Zgjedhore.
“Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptareve. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike”, shkruan Bardhi.
Sipas tij, vendi ka nevojë për një Reformë Zgjedhore konsensuale dhe gjithëpërfshirëse.
“Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njëherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje”, përfundon Bardhi reagimin e tij.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.