Categories: LajmePolitikë

Deklarata e Vulin, reagon Meta: E turpshme, shërbim i kërkuar nga Rama

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për media, ka reaguar mbi deklaratën e bërë nga zv.kryeministri serb Aleksandër Vulin i cili bëri thirrje për bashkimin e Serbisë dhe Greqisë kundër Shqipërisë së Madhe, teksa i referohej takimit të Kryeministri Rama me diasporën shqiptare më 12 maj në Athinë.

Sipas Metës, deklarata nuk është asgjë tjetër veçse shërbim i kërkuar nga Kryeministri për ta paraqitur në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve si një pastriot dhe me qëllim zhvendosjen e vëmendjes nga problemet aktuale që ka vendi ynë.

Meta theksoi se qëndrimi i Vulin është i turpshëm për të gjithë qytetarët e rajonit.

Edi Rama në mënyrë të përsëritur në funksion të agjendës së Beogradit, krijon debate që nuk ekzistojnë, por që i shërbejnë shefave të Ramës, për të përdorur dhe sjelljet e tij për të dëmtuar Shqipërinë, Kosovës dhe çështjet shqiptare dhe për të minuar vlerat evropiane.

Deklarata e Vulin është  një shërbim i kërkuar nga Edi Rama, për t’u paraqitur si patriot i madh që synon të bëjë Shqipërinë Madhe, atë që po tretet falë projektit të tij.

Ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë mbi bazë partneriteti. Do respektojmë vullnetin e udhëheqësve dhe institucioneve të zgjedhur atë Kosovës.

Kosova është shtet i pavarur dhe këtë e ka shprehur jo vetëm populli I Kosovës por e ka njohur e ka legjitimuar edhe gjykata ndërkombëtare e drejtësisë, të cilën Rama se ka përmendur asnjëherë. Ne do marrim nga Serbia çdo gjë të mirë por jo miellin.

Ne do marrim nga Serbia modelin si ajo ka arritur të ketë të ardhurat në 42.6% të PBB ndërkohë që ne e kemi 27.5% se Rama vjedh pa frena.

Ne do marrim nga Serbia eksperiencat më të mira, mënyrën si mbështet blegtorinë.

Marrëdhëniet tona me Serbinë do jenë transparente, por janë dhe do mbeten në interes të paqes e stabilitetit të rajonit e Shqipëria s’do përdoret për t’i ngulur thika pas shpine Kosovës”, tha Meta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

4 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

5 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

5 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

5 hours ago

This website uses cookies.