Deklarata për heqjen e Ligjit të Luftës me Greqinë, Çuçi: Qëndron si pjesë e lojëra politike ballkanike

Mazhoranca mbështet projekt deklaratën e PDIU që kërkon nxitjen e dialogut me Greqinë për heqjen e ligjit të luftës. Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi tha se kjo deklaratë duhet miratuar nga të gjitha palët pasi qëndron mbi deklaratat e politikës së përditshme.

Çuçi u shpreh se ligji i luftës është një budallallëk historik që zgjat prej 84 vitesh dhe nuk reflekton traktatin e miqësisë dhe partneritetin e mirë mes dy vendeve.  Sipas Çuçit ky ligj qëndron ende për lojërat politike që karakterizojnë Ballkanit.

“Kjo deklaratë meriton të jetë e pastër dhe e pa spërkatur nga e gjithë politika e ditës. Në qëndrimin tim kjo deklaratë pa asnjë koment politik ta miratojmë kaq të pastër. Teksa Shqipëria dhe Greqia kanë një traktat miqësie dhe janë aleate në NATO mbajnë ende ligjin e luftës dhe pasojat që ai sjell. Është një absurditet i madh që nuk i bën mirë fqinjëve tanë jugor dhe nuk reflekton traktatin e miqësisë dhe partneritet të mirë. Ky ligj duhet të shfuqizohej menjëherë që pas lutës së dytë botërore, njësoj siç bëri me Italinë. Duhet korrigjuar ky budallallëk historik që zgjat prej 84 vitesh. Qeveria ka bërë përpjekje që kjo çështje të mbyllet përfundimisht dhe ky ligj të shfuqizohet që ti japim një dinamikë të re fqinjësisë së mirë që ne e kemi deri më tani. Nuk kemi finalizim të një vendimi të parlamenti grek për shfuqizimin e ligjit. Fqinjësia e mirë prodhon paqe siguri dhe mirëqenie”, tha Çuçi.

Duke iu referua politikës si arsyeja se pse ku ligj qëndron ende në fuqi, Çuçi tha se dy vendet duhet të fokusohen në të ardhmen e tyre të përbashkët në BE dhe se duhet të heqin dorë nga ky absurditet.

“Ne si mazhorancë e mbështesim këtë iniciativë. Me miratimin e kësaj deklarate duam që të rritet pesha e përgjegjësie e të gjithë institucioneve greke dhe kuvendi të mbështes çdo nisëm dhe instrument ligjor për korrigjimin e këtij absurdi të mbartur prej 84 vitesh. Dy popujt kanë një miqësi me rrënjë të thella në histori dhe vijon sot e kësaj dit dhe do vazhdojë kështu. Pavarësisht lojërave politike ballkanike dy popujt tanë janë të ndërlidhur fort me njëri tjetrin. Politika duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së problemit dhe jo të bëhet vetë problemi. Marrëdhëniet tona dypalëshe nuk kanë qenë asnjëherë të njëtrajtshme por kemi synuar dhe kemi treguar vullnetin e mirë për të ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Kjo është e ardhmja jonë e përbashkët  në BE”, tha Çuçi.

/rtsh.al/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.