Categories: LajmePolitikë

Deklaratat e ambasadave për sulmet ndaj Dumanit, reagon Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar me sulmet ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani. Në një deklaratë për mediat, Meta komentoi edhe qëndrimet e ambasadave të huaja në vendin tonë, që kanë dënuar sulmet ndaj SPAK dhe Dumanit.

Teksa paraqiti një deklaratë të Dumanit ku ky i fundit dëgjohet të thotë “afërmendsh që gjykatat vendosin çfarë i kërkojmë ne”, kreu i PL-së deklaroi se do t’i kërkonte falje Dumanit “vetëm nëse ato deklarata nuk janë bërë nga ai, por nga sozia e tij”.

Në qëndrimet e mia qëndrojnë bindjet e mia. Ju paraqita një deklaratë të Dumanit, ose të atij që pretendohet se është. Ajo ishte në shqip dhe anglisht. Nëse është ai Dumani, se ka dhe operacione plastike, në rast se nuk është ai, kërkoj ndjesë. Jam i bindur se ata ndërkombëtarë që kanë bërë deklaratat, siç thoni ju, se unë nuk i ndjek, janë të lutur të dëgjojnë deklaratën. Ata bëjnë mirë, që nëse iu është kërkuar ndihmë nga buburrecat e Edi Ramës, apo kryebuburreci në drejtësi, kjo nuk na habit se deklarata të tilla kanë bërë dhe disa miq të McGonigal”, u shpreh Meta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Bashkia Shkodër njofton bllokimin e disa rrugëve- Shkaku, punimet në zonën e Zdrales

Të nderuar qytetarë! Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të…

8 hours ago

Ronaldo: Mbape s’di të luajë si sulmues qëndre!

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Kristiano Ronaldo ka  thënë se Kilian…

9 hours ago

Histori suksesi në Spitalin e Shkodrës, Koçiu: Ndërhyrje me procedurë të avancuar endovaskulare te 84-vjeçari

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…

9 hours ago

Trajnimi i policisë për zgjedhjet e 11 majit, kreu i policisë, Proda takon ambasadorin e OSBE, Tarran

Trajnimi i policisë për zgjedhjet ka qenë në qendër të një takimi mes drejtorit të…

9 hours ago

Komisioni i Medies, seancë dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

Deputetet në Komisionin e Medies dëgjuan anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për…

9 hours ago

U bllokua në malin e Cukalit – Policia shpëton një shtetas

Mesditën e sotme, Komisariati i Policisë në Vaun e Dejës ka marrë një telefonatë nga…

9 hours ago

This website uses cookies.