Deklaratat për Veriun e Kosovës/ PD kërkon interpelancë me Ramën: Kryeministri të shpjegohet

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me  propozimin që KFOR-i ta kontrollojë Veriun e Kosovës.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, deputeti Kreshnik Çollaku kërkon që kryeministri të japë shpjegime nga Rama në lidhje qëndrimet e tij.

PD kërkon dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me qëndimin zyrtar të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, hapat që parashikohen të ndërmerren dhe qëndrimet në raport me zhvillimet e pritshme në marrëdhëniet ndërshtetërore në Ballkan.

Në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla,  thuhet se, “reagimet e qeverisë shqiptare për ngjarjet në Kosovë ishin kontradiktore.

“Klasa politike në Kosovë reagoi e unifikuar, sikurse edhe mbarë opinioni publik në hapësirën shqiptare në Ballkan. Nga qeveria shqiptare reagimet erdhën kontradiktore. Ndërsa nga një anë dënohej akti, nga ana tjetër hezitohej të thirrej në përgjegjësi për këtë akt Beogradi dhe Presidenti Vuçiç. Postimet në rrjetet sociale të Kryeministrit, në të cilat cilësohej ngjarja e ndodhur si një “tragjedi” krijuar konfuzion në lidhje me qëndimin e parë të Kreut të Qeverisë në lidhje me ngjarjen. Sikur kjo të mos mjaftonte në konferencën për shtyp Kryeministri Rama, i fundit nga radha i drejtuesve politik të shumë vendeve fqinje dhe partnere, me se fundmi deklaroi përgjegjësinë e Serbisë mbi ngjarjen”.

Sipas Partisë Demokratike , Kryeministri, në mënyrë të çuditshme dhe të papranueshme kërkoi”…marrjen e Veriut të Kosovës nën kontroll nga KFOR”. Të njëjtën kërkesë ditë më parë e kishte bërë po ashtu në një konferencë për shtyp presidenti Serb Vuçiç.

Sipas kërkueseve të interpelancës, ky propozim u refuzua publikisht dhe unanimisht nga institucionet e Kosovës, në të gjitha nivelet, dhe u deklarua si e pa konsultuar me Qeverinë e Kosovës, madje një propozim që cenon interesat dhe sovranitetin e Kosovës.

“Kërkesa për marrje nën kontroll nga KFOR të veriut të Kosovës është një shpallje de facto e protektoratit ndërkombëtar mbi një pjesë të territorit të shtetit sovran të Kosovës. Kërkesa cënon sovranitetin e Kosovës mbi atë pjesë të territorit të saj, si dhe kompromenton autoritetin e Policisë së Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës. Kërkesa injoron thelbin e prezencës dhe mandatit të KFOR, si dhe raportin e saj me Policinë e institucionet e Republikës së Kosovës. Kërkesa e Kryeminsitrit Rama injoron faktin se NATO e KFOR janë në Kosovë për të mbështetur pavarësinë e sovranitetin e saj dhe jo për t’a dëmtuar apo asgjësuar atë”, shkruhet në kërkesën e dorëzuar nga deputeti i PD-së, Çollaku.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Empoli i Ismajlit befason Juven, shkon në gjysmëfinale të Kupës

Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…

2 hours ago

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo, skuadrat gjysmëfinaliste

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…

2 hours ago

Trump konfirmon takimin me Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…

2 hours ago

Moti- Dita sot do të jetë e paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu

Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

2 hours ago

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

18 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

18 hours ago

This website uses cookies.