Lajme

Deklarimi i DIVA-s, pragu u ul në 1,2 milionë lekë në vit, afati i fundit 31 marsi

Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktojnë detyrimin që çdo individ që ka realizuar të ardhura bruto mbi 1,2 milionë lekë në vitin 2024, nga të gjitha burimet, të plotësojë deklaratën vjetore të të ardhurave personale (DIVA) brenda datës 31 mars të këtij viti.

Deri në vitin 2023 kufiri i deklarimit për të ardhurat bruto ishte 2 milionë lekë e sipër. Ndërsa afati për plotësimin e DIVA-s ishte fundi i muajit prill.

Individët që janë të punësuar vetëm në një punëdhënës, por kanë dhe të ardhura të tjera me burim brenda vendit, për të cilat është mbajtur tatimi në burim, kanë detyrimin vetëm për të deklaruar, por nuk kanë për të kryer pagesë tatimi.

Ka edhe të ardhura të tjera, të cilat mund të jenë me burim në Republikën e Shqipërisë, por që nuk u është mbajtur tatimi të cilat duhet që të deklarohen, të llogaritet tatimi dhe të paguhet.

Kjo kategori tatimpaguesish, në rast se do të ketë të ardhura nga jashtë Republikës së Shqipërisë, duhet të marrin dokumentacionin për këto të ardhura dhe për tatimin e paguar, nëse është paguar jashtë vendit.

Autoritetet financiare thonë se zgjerimi i bazës së deklarimit të të ardhurave personale, duke ulur pragun e detyrimit për deklarim nga 2 milionë lekë në vit, në 1.2 milionë lekë në vit, është masë pozitive për nxitjen e pajtueshmërisë vullnetare dhe deklarimin e të ardhurave.

Në DIVA përfshihet deklarimi i të ardhurave bruto nga marrëdhëniet e punësimit ose të ngjashme me to, nga dividenti, qiraja, fitimi kapital nga shitja e pasurive të paluajtshme; interesa bankare etj.

Në rast se nuk do të plotësohet në kohë Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave, ligji parashikon penalitet prej 3 mijë lekë për deklarim të vonuar.

Deklarata për të ardhurat e realizuara në vitin 2024 paraplotësohet nga sistemi e-Filing me të ardhurat e deklaruara nga paga, në çdo listëpagesë ku individi është i regjistruar si i punësuar. Deklarata ka të paraplotësuar edhe tatimin e përllogaritur, edhe atë të paguar, si vlerën e detyrimit për t’u paguar, në rast se rezulton me pagesë.

Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore vitin e shkuar detyrimin për plotësimin e DIVA-s për vitin 2023, e kishin 73 790 individë, nga të cilët 24 224 me të ardhura mbi 2 milionë lekë dhe 49 566 të dypunësuar.

Individët që deklarojnë për herë të parë DIVA-n, fillimisht duhet të regjistrohen elektronikisht në “www.tatime.gov.al” në rubrikën e-Filing dhe më pas vijohet me gjenerimin dhe plotësimin e deklaratës duke përzgjedhur vitin 2024. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hasani takohet me Zelensky: Riafirmojmë angazhimin tonë për një partneritet të qëndrueshëm

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani zhvilloi një takim të shtunën (18 janar) me Presidentin e…

5 minutes ago

Përplasja me armë në Kallmet, dënohet me 6.6 vite burg ish-kreu i Njësisë Administrative

Gjykata e Lezhës ka shpallur dënimet për përplasjen me armë të ndodhur në prill të…

8 minutes ago

Dajçi konkurron me pemët dekorative, sipërmarrësi: Eksperiencën e mora në Itali

Dajçi në Bashkinë e Shkodrës, njihet si një zonë e cila e ka shumë të…

10 minutes ago

“Paketa e Maleve”, Rama: Së shpejti shpallim një mbështetje të re financiare

Sofo dhe Dhurata, bashkëshortët të cilët administrojnë një agroturizëm në Tragjas të vjetër të Vlorës…

13 minutes ago

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

22 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

22 hours ago

This website uses cookies.