Deklarimi i të ardhurave personale, afati i fundit më 31 mars

tatimet

Nga dita e hënë kush nuk ka plotësuar deklaratën e të ardhurave personale do të gjobitet me 3 mijë lekë të rinj.

Ligji i ri, përveç afatit, ka ndryshuar edhe kufirin e detyrueshëm që një individ të jetë subjekt deklarimi.

Sipas ekspertes Etleva Treska të gjithë personat, që kanë realizuar të ardhura bruto mbi 1,2 milion lek në vit, do të duhet të kryejnë vetëdeklarimin.

Në ndryshim nga vitet e tjera, afati i fundit është data 31 mars 2025. Në këtë deklaratë përfshihen të gjitha të ardhurat nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2024. Për vitin 2024 ka ndryshuar duke u ulur nga 2 milionë lekë, që ishte detyrim ligjor për deklarimin e të ardhurave, në 1,2 milion,” thotë znj. Treska.

Ekspertja kontabël u ndal edhe tek ndryshimet e tjera në këtë ligj.

Ajo që është specifike dhe risi në ligjin e ri është për të gjitha aktivet, që ne i shesim mbi 500 mijë lekë të rinj. Të gjithë ata që kanë shitur një aktiv, qoftë mobilie, qoftë makinë apo diçka tjetër që kalon vlerën mbi 500 mijë lekë të të ardhurave, do të ketë detyrim ligjor për të deklaruar. Është edhe pjesa e personave që punojnë për platforma të ndryshme, si YouTube etj.” sqaron znj. Treska.

Për sa i përket dypunësimit, plotësimi dhe dorëzimi i deklaratës mbetet i pandryshuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.