Deklarimi i të ardhurave – ulet pragu në 1.200.000 lekë, afati deri në 31 mars

Deklarimi i të ardhurave

Të gjithë ata persona që kane të ardhura vjetore mbi 1.200.000 leke ose marrin një pagë mujore mbi 100.000 lekë tashmë janë subjekte të Deklaratës Individuale të të Ardhurave Personale ose siç njihet ndryshe DIVA.

Pragu i mëparshëm për subjektet deklaruese ishte 2.000.000 lekë.

Të gjithë deklaruesit duhet të bëjnë kujdes me afatin e deklarimit.

Ajo që ka shumë rrezik për të marrë penalitete është ndryshimi i afatit të fundit, që ka qenë 30 prill dhe tani do të jetë 30 marsi,” tregon Etleva Treska, kontabiliste e miratuar.

Ekspertja rendit gjithashtu kategoritë më kryesore të deklaruesve.

Në vend të parë janë të dypunësuarit, ata në kufirin e të ardhurave mbi 1.200.000, ata që kanë bërë një shitje ose kanë pasur të ardhura mbi 500 mijë lekë, si dhe personat që bëjnë deklarimin e tatimit në burim – tashmë nuk bëhet më në baza mujore, por në deklarimin vjetor të të ardhurave personale,” shpjegon znj. Treska.

Ndërkohë penaliteti për personat që nuk deklarojnë është ulur nga 5.000 lekë në 3.000 lekë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.