Lajme

Deklarimi i të ardhurave – ulet pragu në 1.200.000 lekë, afati deri në 31 mars

Të gjithë ata persona që kane të ardhura vjetore mbi 1.200.000 leke ose marrin një pagë mujore mbi 100.000 lekë tashmë janë subjekte të Deklaratës Individuale të të Ardhurave Personale ose siç njihet ndryshe DIVA.

Pragu i mëparshëm për subjektet deklaruese ishte 2.000.000 lekë.

Të gjithë deklaruesit duhet të bëjnë kujdes me afatin e deklarimit.

Ajo që ka shumë rrezik për të marrë penalitete është ndryshimi i afatit të fundit, që ka qenë 30 prill dhe tani do të jetë 30 marsi,” tregon Etleva Treska, kontabiliste e miratuar.

Ekspertja rendit gjithashtu kategoritë më kryesore të deklaruesve.

Në vend të parë janë të dypunësuarit, ata në kufirin e të ardhurave mbi 1.200.000, ata që kanë bërë një shitje ose kanë pasur të ardhura mbi 500 mijë lekë, si dhe personat që bëjnë deklarimin e tatimit në burim – tashmë nuk bëhet më në baza mujore, por në deklarimin vjetor të të ardhurave personale,” shpjegon znj. Treska.

Ndërkohë penaliteti për personat që nuk deklarojnë është ulur nga 5.000 lekë në 3.000 lekë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Metapneumovirusi-Zyra e OBSH në Tiranë: Ja si përhapet dhe grupmoshat që rrezikohen

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë si dhe zyra qendrore e OBSH-së kanë…

13 hours ago

Begaj homazhe për trashëgiminë e Jimmy Carter: Kampion i Demokracisë dhe Paqes

Në një postim të fundit në rrjetin social X, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram…

13 hours ago

Ngjarja që tronditi botën, shënohen 10 vite nga sulmi terrorist ndaj “Charlie Hebdo”

Sot shënohen 10 vite nga sulmi terrorist ndaj revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”, ku mbetën…

13 hours ago

Aksident në aksin Shkodër –Lezhë, lëndohen dy shtetas

Rreth orës 13:45, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi Z. C., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin,…

13 hours ago

Rikthehet “Abissnet Superiore” në RTSH, spikat klasikja Vllaznia-Tirana

Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet të premten, më 10 janar, me ndeshjet e javës së 20-të.…

13 hours ago

Rikthimi i reshjeve, pastrohen kanalet – Muça: Aktualisht po punojmë në zonën e Bleranit në Rrethina

Blerani prej vitesh është rrezikuar si shkak i bllokimit të kanalve. Këtë fillim vit, sektori…

14 hours ago

This website uses cookies.