Dekretimi nga ana e Presidentit, Bajram Begaj i ligjit të ri për komisionet hetimore parlamentare, është komentuar nga kryeministri, Edi Rama, i cili, nëpërmjet një postimi në platformën X, ka nënvizuar se me miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore, në një referim të pastër ndaj paraardhësit të Begajt, shkruan se “ka perënduar koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë”.
Sipas Ramës, vendi është në një kohë tjetër pasi ky vit është kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve.
Rama thekson se Shqipëria s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër.
“Ka perënduar me kohë koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov, siç do të mbarojë po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë!”, shkruan Rama në platfomën X.
Kryeministri shkruan më tej se vendi është në një kohë tjetër, pasi 2024 është vit kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve nga jashtë, e me radhë në çdo aspekt drejt Shqipërisë2030.
“Prandaj Shqipëria s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij, rikthimin e kohës së vdekur.”, mbyll postimin kreu i qeverisë.
Reagimi i opozitës
Pak orë pas dekretimit të ligjit të ri për komisionet hetimore parlamentare, deputetë të opozitës kritikuan Presidentin duke nënvizuar se ligji jo vetëm është antikushtetues, por me firmën që ai hodhi hoqi dhe një mundësi për konsensus midis pozitës dhe opozitës rreth kësaj çështje.
“Shans i humbur për një ligj konsensual”, e komentoi deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dekretimin nga Presidenti të ligjit për Komisionet Hetimore.
Sipas saj, dekretimi i ligjit nga Presidenti është një shans i humbur jo vetëm për të pasur një ligj konsensual për të rregulluar funksionet kushtetuese të Kuvendit, por gjithashtu edhe një ligj gjithpërfshirës në shërbim të mekanizmave të balancës dhe kontrollit që ka pushteti legjislativ ndaj atij ekzekutiv.
Ky dekret,- sipas saj,- nuk do të thotë që ligji i miratuar me votat e PS-së nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën.
“Dekretimi nga Presidenti i Ligjit për Komisionet Hetimore është një shans i humbur për të pasur një ligj jo vetëm konsensual për të rregulluar funksionet kushtetuese të Kuvendit por gjithashtu edhe një ligj gjithpërfshirës në shërbim të mekanizmave të balancës dhe kontrollit që ka pushteti legjislativ ndaj atij ekzekutiv. Ky dekret nuk do të thotë aspak që ligji i miratuar me votat e socialistëve nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në antagonizëm të plotë me frymën e integrimit Europian”, ka shkruar ajo në platformën X.
Ndërsa deputeti demokrat, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, akuzoi Presidentin se po mbështet maxhorancën, teksa tha se kreu i shtetit “humbi shansin që të jetë mbi palët”.
“Pas atij akti ku kreu i shtetit lejoi Ramën ta keqpërdorte, sot Presidenti humbi përfundimisht shansin të jetë mbi palët, të jetë garant i funksionimit kushtetues të institucioneve. Sot presidenti na tha që ai të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese duhet të japë miratimin e Edi Ramës. Pra nëse ne opozita, biem dakord me maxhorancën, Presidenti e kthen ligjin në Parlament”, tha Bardhi.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.