Delegacioni amerikan kurs atletëve se si të trajtojnë… flamurin, tre rekomandimet
![Delegacioni amerikan kurs](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/07/Delegacioni-amerikan-kurs.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Atletët amerikanë, përpara se të niseshin drejt Parisit, i janë nënshtruar një kursi ku janë instruktuar se si duhet që të sillen me flamurin kombëtar.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije një zëdhënës për mediet i ekipit amerikan në Paris 2024. “Ne duam vetëm që ata të jenë të përgatitur në rast se u duhet që të festojnë me flamurin kombëtar”, tha zëdhënësi.
Ne mediet amerikane është mësuar se në këtë takim, atletët janë rekomanduar:
– Të jenë të sigurt që të kenë në anën e tyre të djathtë pjesën me yjet e bardhë në sfondin blu.
– Ta ngrenë mbi kokë flamurin
– Ta kthejnë flamurin te trajneri përpara se të largohen nga fusha
Gjithçka ka nisur në 2018-ën ku gjatë Lojrave Olimpike dimërore Shon Uajt u sulmua ashpër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe pse mori medalje të artë. Atleti nuk mbajti si duhet flamurin pas festës dhe për këtë episod u detyrua që të kërkonte ndjesë publike.