Delegacioni i BE: Kolegji i Europës në Tiranë çel sot aplikimet

a119534d8f174f01afc52f7da613e511

a119534d8f174f01afc52f7da613e511

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë  ka vlerësuar se hapja e Kolegjit të Europës në Tiranë, është një hap historik. Ky institucion, i pari i këtij lloji jashtë territorit të Bashkimit Evropian, hap dyert për arsimim e lartë për studentët shqiptarë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini, kanë zhvilluar një ceremoni për hapjen e aplikimeve për vitin akademik 2024-2025 në kampusin e Tiranës.

Delegacioni i BE-së në një postim në rrjetet sociale ka theksuar se Kolegji i Europës do të ofrojë mundësi për studentët e rinj shqiptarë dhe atyre nga Ballkani Perëndimor, duke i njohur BE-në, në mënyrë thelbësore dhe duke i përgatitur ata për të përfaqësuar Bashkimin Evropian në nivel ndërkombëtar.

“Kolegji i Evropës do t’u japë mundësi studentëve të rinj nga Shqipëria, atyre nga Ballkani Perëndimor dhe nga e gjithë Evropa që të njohin BE-në  thellësi dhe në të ardhmen të bëhen ata që do ta përfaqësojnë në të gjithë botën” shkruan Delegacioni i BE-së në Tiranë.

Kjo hapje është bërë në vigjilje të Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit, i cili po zhvillohet në Tiranë, dhe është një shenjë e rëndësishme e bashkëpunimit të thellë ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së në fushën e arsimit dhe kulturës.

Në vigjilje të Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit, i cili mbahet sot në kryeqytet, u zhvillua dje në Shtëpinë e Europës, ceremonia e lançimit të programeve për vitin akademik 2024 – 2025, i cili do të nisë me 31 studentë. Gjatë ceremonisë, Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, njoftoi ndër të tjera edhe nisjen e procesit të aplikimeve online për vitin e ardhshëm akademik për studentët që do të studiojnë në Universitetin Europian të Bryzhit, në kampusin e Tiranës.

Kliko te link-u në qoftë se dëshiron të jesh pjesë e Kolegjit të Evropës – Kampusi në Tiranë https://www.coleurope.eu/tirana

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.