Delegacioni nga drejtësia amerikane viziton SPAK, ambasada e SHBA: Mbështesim institucionet e drejtësisë

Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane zhvilluan një vizitë në Prokurorinë e Posaçme këtë të mërkurë (10 korrik). Ambasada e SHBA bën me dije se ata zhvilluan një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani ku u diskutua mbi përpjekjet për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Të pranishëm në takim Trina Higgins, prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah, kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.

SHBA thekson edhe njëherë mbështetjen ndaj SPAK dhe institucioneve të tjea të drejtsis që, sipas tyre, po ndërtojnë një demokraci më të fortë në vend.

Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës. Grupi përfshin të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah. Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar“, shkruhet në postimin e ambasadës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

19 seconds ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

4 minutes ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

1 hour ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

2 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

3 hours ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

3 hours ago

This website uses cookies.