Delegacioni shqiptar takime në DASH, Bardhi: Shqipëria t’i qëndrojë standardeve për t’u bërë pjesë e BE
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Rithemelimit, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së bashku me deputetë të tjerë të mazhorancës.
Bardhi shkruan se Shqipëria duhet t’i qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Gjatë vizitës në Uashington DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.
Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, shkruan Bardhi.
Kujtojmë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhet një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, mes tyre dhe Damian Gjiknuri, Pandeli Majko dhe Dhurata Çupi.