Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Rithemelimit, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së bashku me deputetë të tjerë të mazhorancës.
Bardhi shkruan se Shqipëria duhet t’i qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Gjatë vizitës në Uashington DC, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor z. Gabriel Escobar. SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë në krah.
Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standardeve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE”, shkruan Bardhi.
Kujtojmë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhet një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, mes tyre dhe Damian Gjiknuri, Pandeli Majko dhe Dhurata Çupi.
Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla gjatë takimit me shqiptarët që jetojnë në…
Duke filluar nga data 1 Prill 2025, do te nise zbatimi i procedurave te reja…
DashiFinanciarisht, ndikimi i qëndrueshëm i sugjeron një periudhë të favorshme për investime. Në punë, diplomacia…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të…
Kënga “Zjerm” e grupit Shkodra Elektronike “fluturon” në Eurosong 2025. Ende pa u mbyllur 24…
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht…
This website uses cookies.