Rreth dy javë më parë zona e Malësisë së Madhe u përfshi nga moti i keq dhe përmbytjet që shkaktuan dëme të mëdha në banesa, biznese dhe në infrastrukturën rrugore. Për këtë shkak, Emergjencat Civile u detyruan që të evakuojnë 15 familje që ndiheshin te rrezikuara, pasi lartësia e ujit arriti mbi një metër. Bashkia ka ngritur një ditë më vonë një grup pune i përbërë nga specialistë të financës, bujqësisë si dhe juristë të cilët kanë përfunduar procesin e verifikimit dhe evidentimit të dëmeve, ku më pas pritet të kryhet edhe faza e dëmshpërblimit.
Sipas emergjencave civile janë evidentuar në total 60 banesa bashkë me biznese të dëmtuara nga përmbytja.
Reshjet intensive dhe dalja nga shtrati i Përroit të Thatë solli situatë kaotike në rrugë. Dëme të mëdha u shkaktuan në banesa dhe biznese, ndërkohë që qëndra e qytetit të Koplikut dhe zonës së Bajzës ka qënë nën pushtetin e ujit për disa orë.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.