Dëmet në Kuvend- 4 deputetët demokratë do paguajnë rreth 765 mijë lekë, afat deri më 20 nëntor

Kaosi i 30 shtatorit në Kuvendin e Shqipërisë, që rezultoi në djegien e karrigeve të Parlamentit, , thyerjen e foltores dhe dëmtimit të mikrofonëve, tapeteve dhe ekraneve nga ana e opozitës, ka një kosto financiare prej 764.922 mijë lekëve të reja.

Bilanci është bërë nga Grupi i Kontrollit dhe auditit të inventarit të dëmeve të ngritur nga Kuvendi.

Sipas kësaj fature financiare, kreu i grupit parlamentar demokrat do të duhet të paguajë 209 mijë lekë; deputetët Flamur Noka dhe Bledion Nallbati do të paguajnë nga 187 mijë lekë; ndërsa deputetja Elda Hoti do të paguajë 180 mijë lekë.

Nëse 4 deputetët e Partisë Demokratike nuk do të paguajnë dëmin e shkaktuar, do u mbahet nga paga mujore. Afati përfundimtar për shlyerjen e dëmeve të shkaktuara është data 20 nëntor dhe pas këtij afati, zhdëmtimi do të bëhet me ndalesë nga paga, në dy këste.

Protesta e opozitës në Kuvend erdhi pas arrestimit të ish-deputetit Ervin Salinanji i cili u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Pas kaosit në Kuvend nga ana e demokratëve, Sekretariati i Etikës përjashtoi me 60 ditë nga seancat plenare Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledion Nallbatin.

Po ashtu u vendos përjashtimi me 10 ditë për Edi Palokën, ndërsa u përjashtuan me 40 ditë 20 deputetët e tjerë, konkretisht: Saimir Korreshit, Lefter Geshtenjës, Luan Baçit, Dashnor Sulës, Agron Gjekmarkajt, Dhurata Çupit, Xhelal Mziut, Ina Zhupës, Zheni Gjergjit, Helidon Bushatit, Lindita Metaliajt, Ramadan Likës, Asllan Dogjanit, Qani Xhafës, Flamur Hoxhës, Isuf Çelës, Kastriot Piroliy, Lodovik Hasanit, Kasem Mahmutajt dhe Edmond Spaho.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.