Dëmet nga vaksina AstraZeneca, mjeku Alimehmeti: Ndodh 1 rast në 50 mijë, ja pse qytetarët s’kanë pse frikësohen

Kompania AstraZeneca ka tërhequr nga tregu vaksinën e saj kundër COVID, veprim që erdhi pas konfirmimit se shkaktonte një efekti anësor të rrallë, por serioz, të njohur si trombozë me trombocitopeni.

Në studion e RTSH 24, mjeku Ilir Alimehmeti sqaron se bëhet fjalë për 1 rast në 50 mijë dhe se vetëm një person në 200 mijë mund të ketë humbur jetën nga kjo patologji.

Mjeku qetëson të gjithë qytetarët në vendin tonë që mund të kenë bërë këtë vaksinë se nuk rrezikojnë më nga ky efekt anësor, pasi nuk ndodh më larg se 2 deri në 4 javë nga koha e marrjes së vaksinës.  

Në Europë ka patur një rast në 50 mijë dhe një në 200 mijë mund të ketë humbur jetën nga kjo patologji. Nga ana tjetër ne kemi ato pilulat kontraceptive që përdoren për zëvendësim hormonal në post-menopauz dhe këtë problematikë e shkakton 1 në 300 gra. Pra e kuptoni që peshimi i shifrave është në favor të 1 me 50 mijë në raport me 1 me 300. Ndryshimi është te informimi, ti e informon pacientin dhe ai zgjedh nëse do ta bëjë apo jo. Problemi me vaksinën lind te detyrimi pra ti ishe i detyruar ta bëje.

Tërheqja nga tregu nuk vjen vetëm si rrjedhoje e kësaj, do thosha që s’është fare kjo arsyeja. Arsyeja e vërtetë është ekonomike. Ato janë edhe kompani ekonomike duan të gjenerojnë para. E vërtetë është që ka patur një sulm publik dhe ja ulën profilin që në fillim, ndoshta sepse ka edhe një luftë tregtare në këtë mes. Ne na intereson që të kemi konkurrencë në mënyrë që të kemi më të mirën e mundshme dhe me çmimin më të mirë, por e rëndësishme që të japim këshillat dhe rekomandimet sipas kategorive. Të qetësojmë edhe njerëzit, nëse efekti do kishte për të ndodhur do ndodhte shumë shpejt afër kohës së vaksinës, 2 deri në 4 javë”, tha mjeku.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.