Dëmet psikologjike dhe fizike të përdhunimit – Mjekët të shqetësuar nga rastet e shtuara
Lajmet e shpeshta të përdhunimit të të miturave kanë tronditur së tepërmi shoqërinë shqiptare. Përballë këtij fenomeni mjekët përcjellin me shqetësim dëmet madhore psikologjike që përjetojnë këto vajza të cilat marrin kohë për t’u rikuperuar.
“Është shumë më i rëndë se sa çdo lloj dëmtimi tjetër psikologji, sepse kërkon një trajtim në një afat kohor të gjatë nga psikologët por dhe nga familjarët. Dhe në një moshë më madhore kur do të ketë dëshirë për tu bërë nënë janë shumë të trembura”, tha gjinekologia Lindita Myzyri.
Këto vajza janë të ekspozuara edhe përballë dëmtimeve fizike e shëndetësore.
‘Që mund të jenë nga më të lehtat deri tek më të rëndat. Mund të jetë e ekspozuar ndaj një infeksioni apo ndaj një shtatzënie të padëshirueshme”, tha mjekja.
Nga prindërit kërkohet më shumë komunikim pasi jo në pak raste këto situata kalojnë në heshtje.
“Prindërit vetëm nëse ka një dhunë të dukshme e para ose kur shikon ndryshime të sjelljes e dyta në të kundërt nuk mund të shoh gjë tjetër”, tha gjinekologia Myzyri.
Ulja e moshës së fillimit të marrëdhënieve seksuale në 13 vjeç do të thotë më shumë infeksione seksualisht të transmetueshme dhe më pak jetë të shëndetshme.