Demiral pas ndeshjes perfekte: Kemi vuajtur për 90’!
Merih Demiral bëri gjithçka mbrëmjen e kaluar. Shënoi golin më të shpejtë të fazës me eliminim direkt në një Europian, shënoi për herë të parë dy gola në një ndeshje pas plot 47 prezencash me Turqinë si dhe ishte autor i një sërë ndërhyrjesh kyçe në mbrojtje.
“Unë jam super i lumtur për tifozët dhe ekipin. Vuajtëm për 90 minuta si dhe kohën shtesë,” tha mbrojtësi.
“15 minutat e fundit ishin të pabesueshme, larguam disa topa të vështirë. Kemi punuam jashtëzakonisht shumë”, shtoi qendërmbrojtësi i Al-Ahli.