Demokratët drejt bashkimit – Noka: Në janar përfundon si proces, por pa Bashën

Noka

Noka

Bashkimi i demokratëve mbështetës të ish-Kryeministrit Sali Berisha si edhe të Kryetarit të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, pritet të ndodhë në muajin janar.

Flamur Noka dhe Gazment Bardhi në takimet intensive mes tyre, po diskutojnë format e bashkimit, i konceptuar në nisje me aksionin e përbashkët parlamentar, për t‘u finalizuar tek aderimi në një forcë të vetme politike.

Jam besimplotë se janari 2024-tër do të jetë mjaft frytdhënës sa i përket procesit të bashkimit të demokratëve. Po bisedojmë me z.Bardhi për mënyrën e fuzionit total të grupit parlamentar në Partinë Demokratike, me qëllimin që të jemi të gjithë bashkë, jo vetëm në parlament, por edhe në përballjen frontale kundër regjimit, në çdo shesh dhe qytet të Shqiperisë tha Noka,” u shpreh z. Noka.

Noka dhe Bardhi kanë nisur edhe takimet me aleatët për të zgjeruar frontin opozitar.

Në emër të demokratëve dhe të Partisë Demokratike, unë dhe Gazment Bardhi kemi qenë përfaqësues në tryezën e zhvilluar me aleatët. Bashkarisht po hartojmë një platformë bashkëpunimi, e cila do të miratohet shumë shpejt,” tha demokrati.

Flamur Noka tha në intervistën për RTSH-në se përjashtim nga procesi i bashkimit të demokratëve bëjnë Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët i quan instrumenta politikë të qeverisë dhe përgjegjës për përçarjen e demokratëve.

Ne jemi të hapur për të zgjeruar bashkëpunimin me këdo që është në opozitë me regjimin e kryeministrit Edi Rama, por jo me shërbëtorët e tij. Me shërbëtorët e regjimit nuk flitet. Ata nuk janë në opozitë. Ata janë bishtat e pushtetit,” tha z. Noka.

Ai akuzoi kryeministrin si urdhërues të masës së arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin Berisha, duke e cilësuar kështu këtë masë strikt politike. Por pavarësisht kësaj mase, tha z. Noka, aksioni opozitar drejtohet prej Berishës. 

Ditën e premte pritet të mblidhet edhe grupi parlamentar demokrat.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.