Demokratët mblidhen te shtëpia e Berishës, Argita Malltezi: S’na burgosin dot, do të reagojmë në çdo cep të vendit

Argita Malltezi

Argita Malltezi

Argita Malltezi, e bija e Sali Berisha së bashku me simpatizantët demokratët është shfaqur poshtë banesës së ish-kryeministrit teksa ky i fundit ndodhet nën arrest shtëpie për aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Duke folur për mediat, Argita Malltezi ka theksuar se për të dhe demokratët është një sfidë motivuese dhe e vështirë për ta nisur vitin e ri në një mënyrë të tilllë teksa i ati ndodhet në arrest shtëpie.

Gjithashtu ajo paralajmëroi edhe protesta teksa u shpreh se mbështetja ndaj Berishës do të nisë që nga banesa e të atit të saj e do të shtrihet në çdo cep të vendit.

 “Ju falënderoj për ardhjen dhe gjithë angazhimin tuaj këto ditë të para të Vitit të Ri. Të nisësh Vitin e ri me një sfidë të tillë është shumë e vështirë por dhe motivuese, nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj, ju jeni misionarët e lirisë suaj, që nga kjo rrugicë do të shtrihet në çdo cep të vendit. Kjo është beteja që do ta fitoni. Jam e bindur që Zoti këtë vit ka plane shumë të bukura për Shqipërinë”, u shpreh Argita Malltezi.

Më 30 dhjetor, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa GJKKO miratoi kërkesën e SPAK. Që pas këtij vendimi Berisha është vendosur nën mbikëqyrje policore.

Ky vendim vjen pasi SPAK mori autorizimin e Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit Berisha teksa më parë Struktura e Posaçme kishte kërkuar detyrim paraqitje gjë e cila nuk u zbatua nga Berisha duke bërë që të shkohet në një masë më të fortë, atë të masës arrest në shtëpi.

Gjithashtu, në vendim theksohet se Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij në rrugën “ Mustafa Matohiti” dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të.

Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”, thuhet në vendim ndërsa saktëson se do të mbikëqyret nga punonjësit e policisë.

Mbikëqyrja e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdhërimeve të përcaktuara në këtë vendim të kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, theksohet më tej në vendim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.