Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i cili iu bashkua simpatizantëve demokratë poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit Berisha ka deklaruar se aksioni politik i opozitës do të vijojë deri në rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.
Ai e ka cilësuar arrestin në shtëpi të ish-kryeministrit Berisha si sulm të hapur politik ndërsa tha se “këtu jemi jo për Berishën si person, por si lider i PD-së”.
Boçi vuri në dukje se demokratët nuk do t’i ndalë asgjë në qëllimin e tyre.
“Situata është e jashtëzakonshme është një sulm politik i hapur. Njerëzit kanë ardhur në mënyrë spontane për të dëshmuar qëndresën e tyre se me aksionin tonë do rrezojmë Edi Ramën. Jemi me Sali Berishën jo si person, por si lideri i PD. Këta njerëz asgjë nuk i ndal në qëllimet e tyre. Qëllimi kryesor i opozitës është misioni i saj që do të dëshmohet në aksionin e saj politik”, tha Boçi.
Më 30 dhjetor, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa GJKKO miratoi kërkesën e SPAK. Që pas këtij vendimi Berisha është vendosur nën mbikëqyrje policore.
Ky vendim vjen pasi SPAK mori autorizimin e Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit Berisha teksa më parë Struktura e Posaçme kishte kërkuar detyrim paraqitje gjë e cila nuk u zbatua nga Berisha duke bërë që të shkohet në një masë më të fortë, atë të masës arrest në shtëpi.
Gjithashtu, në vendim theksohet se Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij në rrugën “ Mustafa Matohiti” dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të.
“Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”, thuhet në vendim ndërsa saktëson se do të mbikëqyret nga punonjësit e policisë.
“Mbikëqyrja e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdhërimeve të përcaktuara në këtë vendim të kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, theksohet më tej në vendim.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.