Dëmshpërblimi për ish- të përndjekurit – Drangu: Besojmë se është i mjaftueshëm , procesi të mos zvarritet

Kategoritë e ish-të përndjekurve politikë, ata që janë ende gjallë si dhe trashëgimtarët e tyre do të kenë 1.4 miliard lekë fond dëmshpërblimi për vitin 2025.
Kreu i Shoqatës së Ish-të Përndjekurve Politikë në Shkodër, Zenel Drangu ka përshëndetur vendimin e qeverisë, ndërsa kërkon që ky proces të mos zvarritet.
Ministria e Financave ka bërë gati emrat e ish-të përndjekurve apo trashgimtarëve të tyre që përfitojnë këstin e 4-t të dëmshpërblimit për vuajtjet në kohën e regjimit komunist.
Në Shkodër janë mbi 2000 përfitues.